Adrola Dushi dënon dhunën në protestat e Tiranës: Revolta nuk justifikon përplasjet

Adrola Dushi ka reaguar pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke dënuar përplasjet dhe kërkuar më shumë maturi. Ajo theksoi se policia duhet të ruajë qetësinë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Modelja shqiptare Adrola Dushi ka reaguar pas protestave të dhunshme të mbajtura një ditë më parë në Tiranë, duke dënuar dhunën dhe bërë thirrje për përgjegjësi e maturi.
Në një postim në rrjetet sociale, Dushi tha se pakënaqësia dhe revolta e qytetarëve nuk duhet të kthehen në përplasje që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve.
“Nuk mund të jetë dhuna përgjigjja ndaj revoltës së qytetarëve!”, shkroi ajo, duke kërkuar që protestat të mos shndërrohen në dhunë.
Dushi u ndal edhe te roli i policisë në situata të tensionuara. Sipas saj, policia duhet të jetë e trajnuar për të përballuar presionin dhe protestat, duke ruajtur qetësinë edhe kur situata bëhet e vështirë.
Modelja theksoi se uniforma policore duhet të përfaqësojë mbrojtjen e qytetarëve, jo frikësimin e tyre. “Uniforma nuk është pushtet mbi qytetarin. Është përgjegjësi ndaj tij!”, u shpreh ajo.