Bisedime për zhvillimet në Kosovë dhe rajon mes Shiroka Pulës dhe Josephit

Presidentja Justina Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph, i cili e përgëzoi për marrjen e detyrës. Biseda u përqendrua te zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe te rëndësia e bashkëpunimit me partnerët.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, i cili e përgëzoi për marrjen e detyrës dhe i uroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Joseph është ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS).
Gjatë takimit, presidentja dhe profesori amerikan diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.
Shiroka Pula e falënderoi Josephin për urimet dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë e partnerët për çështje me interes të përbashkët.