Doganierët gjejnë unaza argjendi nën sediljen e veturës në Tabanoc

Doganierët gjejnë unaza argjendi nën sediljen e veturës në Tabanoc

595 unaza argjendi u zbuluan të fshehura nën sediljen e një veture në pikën kufitare Tabanoc. Doganierët sekuestruan gjithsej 1.7 kilogramë bizhuteri dhe njoftuan se ndaj personit përgjegjës do të nisin procedurat përkatëse.

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Tabanoc kanë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, pasi i zbuluan të fshehura në një veturë gjatë kontrollit. Në mesin e sendeve të gjetura ishin 595 unaza argjendi.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, unazat ishin vendosur nën sedilje. Doganierët thanë se bizhuteritë ishin fshehur me qëllim të shmangies së pagesës së detyrimeve.

Mallrat janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit që i transportonte do të nisin procedurat përkatëse. Drejtoria e Doganave bëri të ditur se rasti është regjistruar me kamera trupore.