Dy kosovarë arrestohen pas protestës në Tiranë; thonë se udhëtuan nga Prishtina

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë. Sipas Klan Shqipërisë, ata deklaruan në komisariat se kishin ardhur nga Prishtina dhe se ishin simpatizantë të Albin Kurtit.
Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, raporton Klan Shqipëria. Sipas raportimit, të arrestuarit kanë deklaruar në komisariat se kishin udhëtuar nga Prishtina për të marrë pjesë në protestë.
Ata kanë thënë se janë simpatizantë të Albin Kurtit. Sipas deklarimeve të tyre, udhëtimin drejt kryeqytetit shqiptar e bënë me autobus.
Në komisariat, dy të arrestuarit kanë pohuar gjithashtu se në të njëjtin autobus kishte edhe persona të tjerë që, sipas tyre, mbështesin Kurtin.
“Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeveri pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata, sipas raportimit të Klan Shqipërisë.