Ekipet e ujësjellësit në terren për riparimin e defektit në Gjakovë

Defekti në gypin kryesor ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa rrugë të Gjakovës. Ekipet e ujësjellësit po punojnë në terren për riparimin e dëmtimit.
Defekti në një gyp kryesor të ujësjellësit ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa rrugë të Gjakovës. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njoftoi se ekipet e saj janë në terren për ta riparuar problemin.
Sipas njoftimit, defekti është paraqitur në gypin kryesor AC, në rrugën “Sabrije Vokshi-Bija”. Si pasojë, pa ujë kanë mbetur rrugët “Mithat Frashëri 1, 2 dhe 3”, si dhe “Bajram Curri”.
KRU “Gjakova” bëri të ditur se dëmtimi është shkaktuar nga një operator privat. Ekipet e kompanisë po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.