Fadil Geci: Do të punojmë për mbrojtjen e shtetit deri në fund

Fadil Geci: Do të punojmë për mbrojtjen e shtetit deri në fund

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”, tha Fadil Geci para mediave në Pallatin e Drejtësisë. Ai foli teksa në Prishtinë mbahej seanca ndaj vëllait të tij, ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Fadil Geci, vëllai i ish-deputetit Gani Geci, deklaroi se familja e tij e sheh veten si kontribuuese për shtetin, ndërsa theksoi se e duan Kosovën. Ai foli para mediave në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në kohën kur në Gjykatën Themelore po mbahej seanca ndaj Gani Gecit.

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”, u shpreh Fadil Geci. Ai tha se familja e tij ka kontribuar për shtetin dhe për mbrojtjen e Kushtetutës së Kaçanikut.

Geci deklaroi se angazhimi i tyre në këtë drejtim do të vazhdojë. “Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim. Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. E duam shtetin”, tha ai.

Seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës është ndaj Gani Gecit, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.