Front i ftohtë sjell shi e rënie të temperaturave në Kosovë

Front i ftohtë sjell shi e rënie të temperaturave në Kosovë

E diela sjell ndryshim të motit në Kosovë: priten vranësira, shi dhe rrebeshe lokale me vetëtima. Temperaturat do të bien, ndërsa era veriore mund të arrijë deri në 55 km/h.

Një front i ftohtë pritet të përshkojë Kosovën të dielën, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Në disa zona, shiu mund të marrë formën e rrebesheve dhe të shoqërohet me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here mund të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15 deri në 55 kilometra në orë.

Parashikohet edhe rënie e ndjeshme e temperaturave. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 20 gradë.

Parashikimi është bërë nga MeteoKosova.