Grupet e rrezikuara mund të aplikojnë online për vaksinim falas

Është hapur regjistrimi online për vaksinim falas kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut. Mund të aplikojnë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është aktivizuar platforma vakcinacija.mk.
Për të aplikuar, qytetarët duhet të plotësojnë formularin në internet. Të dhënat e tyre regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin “Moj Termin”.
Pas përfundimit të aplikimit, personat e regjistruar do të marrin një mesazh SMS me datën dhe orën e vaksinimit. Vaksinimi do të kryhet në pikën e zgjedhur gjatë plotësimit të formularit.
Fushata falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Ministria e Shëndetësisë e cilëson vaksinimin si masën më efektive për parandalimin e gripit dhe të komplikimeve të rënda. Rreziku nga këto komplikime është veçanërisht i lartë për personat më të cenueshëm.