Hoxha për protestën në Shqipëri: Shqiptarët po i thonë “stop” qeverisë

Hoxha për protestën në Shqipëri: Shqiptarët po i thonë “stop” qeverisë

Artan Hoxha thotë se agjentë të huaj janë të pranishëm në protestë, por nuk janë ata që e nxisin. Sipas gazetarit, protestën po e shtyjnë vetë shqiptarët, të cilët po i thonë “stop” qeverisë.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentë të huaj janë të pranishëm në protestën në Shqipëri, por sipas tij, ata nuk janë nxitësit e saj. Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Hoxha tha se protestën po e shtyjnë vetë qytetarët, të cilët, siç u shpreh, kanë vendosur t’i thonë “stop” qeverisë.

Hoxha vlerësoi se prania e agjenturave të huaja në një situatë të tillë nuk është e pazakontë. Ai përmendi grekët dhe serbët, duke thënë se ata po e vëzhgojnë zhvillimin e protestës, por nuk e kanë nxitur atë.

“Gre​kët dhe serbët janë këtu. Ata po e shohin situatën, nuk e kanë nxitur ata”, tha gazetari gjatë emisionit.

Në deklaratën e tij, Hoxha kritikoi edhe mënyrën se si janë funksionalizuar institucionet e sigurisë dhe të administratës në vend. Ai përmendi shërbimet e inteligjencës, policinë dhe Kadastrën, duke pretenduar se vendi është “zbërthyer deri në qelizë”.

Gazetari ngriti gjithashtu pyetje lidhur me goditjen e godinave gjatë protestës dhe tha se qytetarëve, sipas tij, u janë nxjerrë godinat jashtë. Deklaratat u shoqëruan me akuza ndaj qeverisë për gjendjen në vend.

Hoxha tha se, nëse ka prani të agjenturave të huaja dhe kryeministri Edi Rama nuk e ka zbuluar këtë, përgjegjësia bie sërish mbi të. Ai, megjithatë, ndau qartë praninë e mundshme të agjentëve të huaj nga nxitja e protestës, të cilën ia atribuoi qytetarëve shqiptarë.