Katër shtetas pakistanezë mbeten në paraburgim, mohojnë akuzat për rrëmbim

Katër shtetas pakistanezë do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi akuzohen për rrëmbimin e dy personave në Prishtinë. Ata kanë mohuar fajësinë para trupit gjykues. Prokuroria pretendon se për lirimin e njërit prej tyre është kërkuar 4 mijë funte.
Katër shtetas pakistanezë të akuzuar për rrëmbimin e dy personave në Prishtinë do të mbeten në paraburgim. Para trupit gjykues, të akuzuarit kanë mohuar fajësinë.
Sipas aktakuzës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 18 dhe 19 maj 2026. Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur me forcë Manish Kumar dhe Hamanta Bhandari në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta”.
Prokuroria pretendon se për lirimin e njërit prej dy personave është kërkuar shuma prej 4 mijë funtesh. Të katër të pandehurit akuzohen për rrëmbim në bashkëkryerje, vepër e përcaktuar në nenin 191, paragrafi 2, pika 2.3, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Në aktakuzë, të akuzuarit përshkruhen si shtetas të Pakistanit dhe paraqiten me emrat e mësipërm. Prokuroria pretendon se janë përdorur edhe emra të rremë.
Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.