KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të rrymës në disa zona

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të rrymës në disa zona

KEDS ka njoftuar ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për sot. Punimet prekin zona në Ferizaj, Kaçanik, Prishtinë dhe Dragash, me ndërprerje që në disa vende zgjasin deri në orën 18:00.

Punimet e planifikuara në rrjetin elektrik do të lënë sot pa energji elektrike disa lagje dhe fshatra në Ferizaj, Kaçanik, Prishtinë dhe Dragash. KEDS ka publikuar oraret dhe zonat ku do të ketë ndërprerje.

Në Ferizaj, ndërprerja në daljen “Ujvara” nga nënstacioni Ferizaj II do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 10:30. Pa rrymë do të mbesin Uran Tinova, Prekazi, Epopeja e Jezercit, Driton Islami, Diogardi, Bostoni, Balaj dhe Arsim Bega. Punimet lidhen me rregullimin e TMRR-ve.

Një ndërprerje tjetër në zonën e Ferizajt është planifikuar nga ora 11:00 deri në 12:00. Ajo prek Zllatarin, Tankosiqin te “Metali i ri”, Tankosiqin, Sojevën, Mirosalën dhe Bibajn.

Në Kaçanik, dalja drejt fshatrave në drejtim të VoskopoJës do të ndërpritet nga ora 13:30 deri në 15:30. Zonat e prekura janë Vëllezërit Çaka, Nikaj, Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, Kovaçeci, Dushkaja dhe Biqeci.

Ndërprerje të gjata në Prishtinë

Në Prishtinë, remonti i kabllove në daljen J22 nga nënstacioni Prishtina 3 do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 18:00. Ndërprerja përfshin rrugët Fehmi Agani, Maliq Pashë Gjinolli, Ilaz Agushi, Lidhja e Prizrenit, Pjetër Bogdani, UÇK, Josip Rela dhe Lidhja e Lezhës.

Po nga ora 08:30 deri në 18:00, punimet në nënstacionin Prishtina 5 prekin daljet Shaban Shala dhe Kodra e Trimave 4. Pa energji do të mbesin pjesë të rrugëve Drenica, Vëllezërit Fazliu, Dr. Lec Gradica, Naim Syla, Bedri Gjini dhe Elena Gjika.

Në Dragash, ndërprerja në daljen Bresana do të jetë nga ora 09:00 deri në 17:00. Ajo përfshin Zaplluxhën, Struzhën, Kuklibegun, Kukun, Buzezin, Brodosanën dhe Blaçin. Sipas njoftimit, punimet parashohin ngritjen e shtyllave nën tension dhe ndërrimin e konzollave.