Kendall Jenner mohon lidhjen me Cara Delevingne: E kam si motër

Kendall Jenner mohon lidhjen me Cara Delevingne: E kam si motër

Kendall Jenner i është përgjigjur thashethemeve për seksualitetin e saj dhe miqësinë me Cara Delevingne. Ajo tha se mes tyre ka pasur vetëm një lidhje të ngushtë shoqërore dhe se Cara është si motër për të.

Kendall Jenner iu përgjigj spekulimeve të gjata për seksualitetin e saj dhe për raportin me modelen Cara Delevingne, duke thënë se mes tyre ka pasur vetëm miqësi të ngushtë.

Në episodin e fundit të reality show-t “Keeping Up with the Kardashians”, të transmetuar të enjten, Jenner foli për lidhjen e tyre dhe rëndësinë që Delevingne pati në fillimet e karrierës së saj në modeling.

“Ne kemi qenë shoqe për një kohë të gjatë, rreth 11 ose 12 vjet. Ajo ishte një mbështetje e madhe për mua në fillim dhe për shkak të saj u ndjeva e sigurt dhe e pranuar në botën e modelingut”, tha Jenner, 30 vjeçe.

Miqësia e dy modeleve, të cilat janë parë shpesh së bashku, ka nxitur prej vitesh thashetheme për një lidhje romantike. Jenner tha se dëshironte t’u jepte fund spekulimeve dhe mohoi pretendimin se është lezbike.

“Njerëzit mendojnë se jam lezbike vetëm sepse e duam shumë njëra-tjetrën. Unë nuk jam lezbike”, u shpreh ajo, duke sqaruar gjithashtu se nuk është tërhequr nga gratë.

Jenner bëri edhe një koment me humor për mundësinë e një lidhjeje me Delevingne, por theksoi se kjo nuk ka ndodhur. “Nuk do të ishte gabim për mua të dilja me Carën, por ne gjithmonë kemi qenë thjesht shoqe të ngushta”, tha ajo.

Ajo e përshkroi Delevingne si një motër dhe tha se mes tyre nuk ka pasur kurrë diçka më shumë se miqësi. Jenner shtoi se e do shumë modelen, duke theksuar afërsinë dhe mbështetjen që kanë ndarë ndër vite.