Lëndimi i rëndë i Drilon Islamit: mesfushori dërgohet me ambulancë në spital

Drilon Islami pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Ekzaminimet konfirmuan thyerjen e klavikulës së krahut të djathtë, ndërsa mesfushori pritet të mungojë për një periudhë.
Drilon Islami ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Shkëndijës së Haraçinës. Mesfushori kuqezi ka thyer klavikulën e krahut të djathtë pas një përplasjeje në fushë.
Islami u detyrua ta ndërpresë ndeshjen pas incidentit dhe u transportua me ambulancë në spital. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen në pjesën e sipërme të shpatullës.
Ende nuk është vendosur nëse futbollisti do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale apo do të trajtohet me terapi dhe rehabilitim. Zgjedhja e trajtimit do të përcaktojë hapat e ardhshëm të rikuperimit.
Lëndimi pritet ta mbajë Islamin jashtë fushave për një periudhë. Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën kuqezi.