Lookman vulos suksesin 2-0 të Atleticos, Yoro përjashtohet

Lookman vulos suksesin 2-0 të Atleticos, Yoro përjashtohet

Atletico Madridi e mposhti Manchester Unitedin 2-0, pas një goli që erdhi që në sekondat e para dhe një tjetri në fund të ndeshjes. Përjashtimi i Leny Yoros në minutën e 74-t e vështirësoi edhe më shumë mbrëmjen e skuadrës angleze.

Atletico Madridi e nisi me gol dhe e mbylli me fitore 2-0 përballjen në shtëpi me Manchester Unitedin. Skuadra spanjolle mori pikët e para në Ligën e Kampionëve, ndërsa anglezët mbetën me tri pikë.

Pablo Barrios i dha epërsinë Atleticos vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, duke përfituar nga asistimi i Alex Baenas. Manchester Unitedi kërkoi reagimin përmes Bryan Mbuemos, por ai nuk arriti të shfrytëzonte dy raste të mira shënimi.

Atletico e dërgoi topin në rrjetë edhe me Johnny Cardoson, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje të topit me dorë. Pavarësisht epërsisë, vendasit patën mundësi ta thellonin rezultatin edhe para pushimit.

Në pjesën e dytë, skuadra madrilene vazhdoi të kërkonte golin e dytë. Alvarez dhe Baena patën raste, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Yoro përjashtohet, Lookman shënon

Gjërat u vështirësuan për Manchester Unitedin në minutën e 74-t, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq direkt. Atletico përfitoi nga epërsia numerike dhe pesë minuta më vonë e siguroi fitoren.

Ademola Lookman u gjend në vendin e duhur dhe shënoi në minutën e 79-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-0. Me këtë fitore në shtëpi, Atletico regjistroi pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa Unitedi mbeti me tri.