Malta shpreh mbështetje për aspiratat evropiane të Kosovës në urimin për Kurtin

Malta shpreh mbështetje për aspiratat evropiane të Kosovës në urimin për Kurtin

Robert Abela i ka dërguar letër urimi Albin Kurtit për rizgjedhjen në krye të Qeverisë. Kryeministri maltez riafirmoi mbështetjen e Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në mesazhin e tij, Abela vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe mes Maltës dhe Kosovës dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Abela.

Kryeministri maltez riafirmoi gjithashtu mbështetjen e vendit të tij për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar sukses Kurtit në vazhdimin e rrugës së integrimit evropian.

“Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet në mesazhin e tij.