Marka GUESS MAN sjell koleksionin vjeshtë-dimër në Prishtinë

Marka GUESS MAN sjell koleksionin vjeshtë-dimër në Prishtinë

GUESS MAN ka hapur dyqanin e parë në Kosovë, në Albi Mall Prishtina. Hapja u shoqërua me prezantimin e koleksionit vjeshtë-dimër 2026 përmes një sfilate mode.

Marka ndërkombëtare GUESS MAN ka hapur dyqanin e saj të parë në Kosovë, në Albi Mall Prishtina. Hapja shënon hyrjen e konceptit të dedikuar për modën e meshkujve në tregun kosovar.

Dyqani sjell një përzgjedhje të GUESS MAN, markë e njohur për identitetin e saj amerikan dhe dizajnet moderne. Koncepti i ri u drejtohet meshkujve që vlerësojnë stilin, cilësinë dhe individualitetin.

Hapja u shënua me një aktivitet ku ndërthuren moda dhe muzika. Në kuadër të mbrëmjes u prezantua koleksioni vjeshtë-dimër 2026 përmes një sfilate, me kombinime dhe silueta të reja të markës.

Të ftuarit patën mundësi të njihen nga afër me koleksionin dhe hapësirën e dyqanit, e cila pasqyron identitetin e GUESS MAN. Sipas njoftimit, dyqani mirëpret klientët në Albi Mall Prishtina që nga 9 tetori.

Me hapjen e pikës së parë në Kosovë, GUESS MAN i shtohet portofolit të markave ndërkombëtare të modës në Albi Mall. Prania e saj synon t’i sjellë konsumatorëve kosovarë më pranë trendet e modës mashkullore.