Mesazhi i Fifit për protestuesit: Ndalini tensionet

Fifi reagoi përmes rrjeteve sociale pas protestave në Shqipëri. Këngëtarja publikoi pamje nga zhvillimet dhe u bëri thirrje personave të përfshirë të ndalin tensionet.
Këngëtarja Fifi ka shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar në Shqipëri, duke publikuar pamje nga protestat dhe një mesazh drejtuar personave të përfshirë.
Në reagimin e ndarë në rrjetet sociale, artistja u bëri thirrje protestuesve të ndalin tensionet. “O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, shkroi ajo.
Mesazhi i Fifit vjen në një kohë kur zhvillimet në Shqipëri kanë shoqëruar pezullimin e aktiviteteve të ndryshme dhe kanë ndikuar në jetën e qytetarëve. Këngëtarja e shoqëroi reagimin me pamje nga protesta, duke përcjellë shqetësimin e saj për situatën.