Ministrja Spahiu: Një polic pësoi lëndime të rënda në sy dhe fytyrë

Ministrja Spahiu: Një polic pësoi lëndime të rënda në sy dhe fytyrë

Nëntë efektivë policie u trajtuan në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë pas protestës. Njëri prej tyre, 31 vjeç, ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura në nofull e hundë, njoftoi ministrja Klodiana Spahiu.

Nëntë efektivë policie u trajtuan në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë pasi u lënduan gjatë protestës, bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Në një postim në Facebook, ministrja njoftoi se gjashtë policë të lënduar mbërritën në spital brenda një periudhe prej 30 minutash. Me ardhjen e tyre, numri i efektivëve të paraqitur për trajtim në urgjencë arriti në nëntë.

Sipas Spahiut, njëri prej policëve, 31 vjeç dhe i identifikuar me inicialet L.D., ka pësuar dëmtime serioze në sy, si dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Ministrja e cilësoi të patolerueshme dhunën ndaj efektivëve të policisë dhe tha se ajo rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Spahiu shprehu gjithashtu mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe pjesën tjetër të stafit shëndetësor që po kujdesen për të lënduarit në spital.