Nafije dhe Egzon Bogujevci varrosen sot në Pozheran

Nafije dhe Egzon Bogujevci do të përcillen sot për në banesën e fundit në Pozheran të Vitisë. Ritet fetare pritet të mbahen në orën 15:40, ndërsa i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar.
Nafije dhe Egzon Bogujevci, të cilët u vranë të premten në Gjilan, do të përcillen sot për në banesën e fundit në Pozheran të Vitisë. Ceremonia mortore është planifikuar të mbahet të dielën, më 11 tetor.
Ritet e fundit fetare pritet të zhvillohen në Xhaminë e Pozheranit, duke filluar në orën 15:40. Viktimat ishin motër e vëlla.
I dyshuari për vrasjen, ish-bashkëshorti i Nafijes, është vetëdorëzuar. Arma e zjarrit e përdorur në rast është sekuestruar.
Gjatë ngjarjes është plagosur edhe axha i viktimave. Ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.