Ndërprerje të planifikuara të rrymës në Tetovë dhe dy fshatra

Ndërprerje të planifikuara të rrymës më 15 tetor në disa pjesë të Tetovës, Pallçishtit të Poshtëm dhe Kamjanit. Orari ndryshon sipas zonës, ndërsa në “Ramstore” të “Palma Mall”-it ndërprerja parashihet nga ora 10:00 deri në 11:30.
Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike do të ketë më 15 tetor në disa zona të Tetovës, si dhe në pjesë të fshatrave Pallçisht i Poshtëm dhe Kamjan.
Në Tetovë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:40 deri në 14:15. Pa furnizim me rrymë do të mbeten objektet pranë kopshtit të vjetër të fëmijëve, një pjesë e lagjes Cetinska, zona pranë rrugës “M. Rajçeviq”, objektet prapa televizionit “Kiss” dhe ato pranë stadiumit të vjetër.
Në Pallçisht të Poshtëm, energjia do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 14:00 për objektet prapa pikës së karburantit “Hit Oil”. Në të njëjtin interval, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e Kamjanit, në dalje të fshatit në drejtim të autostradës.
Një ndërprerje më e shkurtër është paraparë edhe në qendrën tregtare “Palma Mall” në Tetovë. Nga ora 10:00 deri në 11:30, pa energji do të jetë objekti i “Ramstore”-it.