Nika deklarohet sërish i pafajshëm në rigjykimin për vrasjen e të dashurës

Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm në seancën e rigjykimit në Prishtinë. Ai ishte dënuar më parë me 18 vjet burgim, por Gjykata e Apelit e ktheu çështjen për rigjykim.
Seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nika akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.
Gjatë seancës së së hënës, ai u deklarua sërish i pafajshëm për veprën që i ngarkohet. Para trupit gjykues, Nika tha: “I pafajshëm 100 për qind”.
Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 18 vjet burgim. Më pas, Gjykata e Apelit e aprovoi ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu çështjen për rigjykim.