Pamje nga Prrenjasi: kamioni me targa serbe mbulohet me flamurin kombëtar

Pamje nga Prrenjasi: kamioni me targa serbe mbulohet me flamurin kombëtar

Pamjet nga Prrenjasi po qarkullojnë në rrjetet sociale: disa të rinj ndalojnë një kamion me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin shqiptar. Rrethanat e veprimit nuk janë bërë të ditura.

Disa të rinj në Prrenjas të Shqipërisë kanë ndaluar një kamion me targa serbe dhe e kanë mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar.

Pamjet e momentit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë nxitur diskutime. Rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja e ndalimit të kamionit mbeten të paqarta.

Nuk dihet nëse rasti është raportuar te autoritetet përkatëse.