Pas publikimit të videove intime, dy artistet nisin angazhime të reja

Pas publikimit të videove intime, dy artistet nisin angazhime të reja

Eli Fara pritet të rikthehet në skenë në Tiranë, ndërsa Monika Lubonja do të shfaqet në një spot publicitar. Në koncert, Fara do të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.

Monika Lubonja dhe Eli Fara pritet t’u rikthehen angazhimeve artistike, disa javë pasi videot intime me kompozitorin Adi Hila u shpërndanë në rrjetet sociale, sipas raportimit të Indeksonline.

Këngëtarja Elia Fara do të performojë në një klub nate në Tiranë. Në skenë do të jetë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.

Ndërkohë, aktorja Monika Lubonja do të shfaqet në një spot publicitar. Në këtë projekt ajo do të jetë së bashku me kolegen e saj, aktoren Mariana Kondi.

Këto angazhime shënojnë rikthimin e dy artisteve në aktivitete publike pas vëmendjes së krijuar nga videot e publikuara në internet.