Policia heton dy raste të zhdukjes së vajzave në Prishtinë

Policia e Kosovës po heton dy raste të raportuara të zhdukjes së vajzave në Prishtinë. Njëra prej tyre është e mitur dhe nuk u kthye pasi doli për të shkuar në shkollë.
Policia e Kosovës po heton dy raste të raportuara të zhdukjes së vajzave në Prishtinë. Në njërin rast bëhet fjalë për një të mitur, e cila doli nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk u kthye.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar në lagjen Ulpianë. Një grua ka njoftuar se vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia më 14 tetor, rreth orës 07:00, për të shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer.
Rasti i dytë është raportuar po atë ditë, në rrugën Ibrahim Kelmendi. Ankuesja ka deklaruar se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia dhe ende nuk ishte kthyer.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar. Raportimet janë përfshirë në raportin 24-orësh të institucionit.