Policia ndalon shoferin e BMW-së: kishte ndalesë për drejtim automjeti

Një shofer 26-vjeçar nga Kërçova u ndalua në Tetovë gjatë kontrollit të trafikut. Policia thotë se ai po drejtonte BMW-në, ndonëse kishte ndalesë aktive për vozitje.
Një 26-vjeçar nga Kërçova është ndaluar nga policia në Tetovë, pasi u konstatua se po drejtonte automjetin megjithëse kishte ndalesë aktive për vozitje.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, rasti ndodhi më 15 tetor, rreth orës 01:00, në rrugën “Ilinden”. Nëpunësit policorë e privuan nga liria R.R.-në gjatë një kontrolli në trafik.
Policia ndaloi një veturë pasagjerësh të markës BMW, me targa të Shkupit, të cilën po e drejtonte 26-vjeçari. Pas verifikimit, u konstatua se ndaj tij ishte në fuqi ndalesa për drejtimin e automjeteve.
Nga MPB-ja bëhet e ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresa përkatëse.