Protestat në tribunat e Rayo Vallecanos ndërpresin përgjithmonë ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

Protestat në tribunat e Rayo Vallecanos ndërpresin përgjithmonë ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos u ndërpre përfundimisht pas hedhjes së objekteve në fushë. Protesta e tifozëve vendas nisi në minutën e 13-të, ndërsa tani organet përkatëse pritet të vendosin për fatin e takimit.

Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos u ndërpre përfundimisht pas protestave të tifozëve vendas, të cilët hodhën objekte në fushë. Tashmë pritet që organet e La Ligës dhe Federata e Futbollit të vendosin për vazhdimin ose fatin disiplinor të takimit.

Incidentet nisën në minutën e 13-të. Tifozët hodhën aeroplanë prej letre dhe topa të vegjël plastikë në fushë, në shenjë pakënaqësie ndaj drejtuesve të klubit.

Pas ndërprerjes së parë, ndeshja rifilloi. Megjithatë, hedhja e objekteve vazhdoi edhe pas rikthimit të lojës, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalte takimin përfundimisht.

Vendimi për hapat e mëtejshëm pritet të merret nga organet përkatëse të La Ligës dhe Federatës së Futbollit. Në shqyrtim është nëse ndeshja do të vazhdojë në një datë tjetër apo do të ketë një vendim tjetër disiplinor.