Punimet në bibliotekën e re të Prizrenit drejt fazës finale

Biblioteka Ndërkomunale në Prizren po i afrohet përfundimit. Kryetari Shaqir Totaj thotë se projekti synon të krijojë kushte moderne për lexim e studim, ndërsa punimet i ka përcjellë edhe drejtoresha Ajlin Shishko-Hajdari.
Biblioteka Ndërkomunale në Prizren po hyn në fazën përfundimtare të punimeve, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shaqir Totaj. Projekti synon të krijojë një hapësirë moderne për lexim, studim dhe zhvillim intelektual të qytetarëve.
Në kuadër të përcjelljes së ecurisë së projektit, vendpunishten e ka vizituar drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajlin Shishko-Hajdari. Vizita shërbeu për të parë nga afër punimet në objekt.
Totaj ka vënë në pah rëndësinë e investimit në dije dhe të krijimit të kushteve më të mira për lexuesit e sotëm dhe brezat e ardhshëm. Biblioteka pritet të ofrojë kushte bashkëkohore për aktivitete të lidhura me leximin dhe studimin.