Reshje të dendura dhe rrezik përmbytjesh në Stamboll, apelohet për kujdes

Reshje të dendura dhe rrezik përmbytjesh në Stamboll, apelohet për kujdes

Reshjet e dendura kanë sjellë rrezik për përmbytje në Stamboll. Konsullata e Kosovës u kërkon qytetarëve të shmangin zonat me ujë, nënkalimet dhe lëvizjet e panevojshme.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pas reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.

Në njoftimin e saj, konsullata këshillon shmangien e zonave të përmbytura, nënkalimeve dhe rrugëve ku është grumbulluar ujë. Qytetarëve u kërkohet gjithashtu të kufizojnë lëvizjet që nuk janë të domosdoshme gjatë reshjeve të dendura.

Konsullata u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare. Këto masa synojnë të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve gjatë lëvizjes në qytet.

Për raste emergjente, Konsullata e Kosovës në Stamboll ka publikuar numrin e kontaktit +90 531 105 63 91.