Studentët që mund të përfitojnë bursë nga Komuna e Deçanit

Studentët që mund të përfitojnë bursë nga Komuna e Deçanit

Studentët bachelor nga Deçani mund të aplikojnë për bursa për vitin akademik 2025/2026. Afati është nga 12 deri më 30 tetor, ndërsa formularët dorëzohen në Komunë.

Komuna e Deçanit ka hapur konkursin për bursa për studentët e nivelit bachelor për vitin akademik 2025/2026. Mund të aplikojnë studentët që ndjekin studimet në universitete publike në Kosovë ose jashtë vendit.

Kryetari i Deçanit, Blerim Ramosaj, e bëri të ditur hapjen e konkursit përmes një postimi në Facebook dhe ftoi studentët e interesuar të aplikojnë.

Aplikimet pranohen nga 12 deri më 30 tetor 2026. Studentët duhet ta marrin formularin dhe ta dorëzojnë në Zyrën Pritëse, në katin e parë të objektit të Komunës së Deçanit.

Për kriteret e përzgjedhjes dhe dokumentet që duhet të dorëzohen, aplikuesit duhet t’i referohen konkursit të publikuar nga komuna.