Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën në Prishtinë, përfundon në mbajtje

Një person u arrestua në Prishtinë pas një sulmi fizik ndaj nënës dhe motrës. Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit; të tre personat morën tretman mjekësor.

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi, nën ndikimin e alkoolit, sulmoi fizikisht nënën dhe motrën. Rasti është regjistruar të enjten, rreth orës 00:10, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia njoftoi se viktimat dhe i dyshuari morën tretman mjekësor pas ngjarjes. Pas përfundimit të trajtimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.