Tensione në kryeqytetin shqiptar: protestuesit ndezin zjarr pranë Pazarit të Ri

Protesta në Tiranë u zhvendos edhe te Pazari i Ri, ku u dogjën kosha mbeturinash dhe një zonë pranë tregut. Policia ndërhyri për të shuar flakët.
Protesta që nisi të martën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u përhap në disa zona të kryeqytetit. Një grup protestuesish u zhvendos edhe te Pazari i Ri, ku u dogjën kosha mbeturinash dhe zona pranë tregut me strukturë druri.
Demonstruesit kishin lëvizur më herët në zonën e 9-katësheve, përpara se të mbërrinin pranë tregut. Zjarret u vunë në kosha dhe në hapësirën afër strukturës së drurit, sipas raportimit të Euronews.al.
Pas ngjarjes, në vend mbërritën forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të shuar flakët. Protesta kishte nisur në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit dhe vijoi më pas në pika të ndryshme të Tiranës.