U shtir si vajzë 14-vjeçare: hetuesi zbulon 80-vjeçarin në Cyrih

U paraqit në takimin e caktuar në Cyrih, por aty e pritën policët. Një 80-vjeçar dyshohet se kishte komunikuar me një hetues të maskuar si vajzë 14-vjeçare dhe është arrestuar.
Një 80-vjeçar zviceran u arrestua në Cyrih pasi dyshohet se kontaktoi në internet një vajzë 14-vjeçare dhe caktoi takim me të. Në të vërtetë, personi me të cilin komunikonte ishte një hetues i policisë, i cili ishte paraqitur si e mitura.
I dyshuari u paraqit të hënën, pak pas orës 11:20, në pikën e takimit të caktuar në zonën Zurich-Affoltern. Në vend të vajzës që priste, aty e pritën policë civilë të qytetit të Cyrihut, të cilët e arrestuan menjëherë.
Sipas raportimit të Blick, hetuesi ishte pjesë e njësisë së policisë për mbrojtjen e fëmijëve. I moshuari dyshohet se kishte rënë dakord për takim me qëllim kryerjen e akteve seksuale.
Tashmë ai pritet të përballet me autoritetet hetuese për dyshimet për tentativë të akteve seksuale me fëmijë dhe dërgim të materialeve pornografike te të miturit.
Policia e Cyrihut ka thënë se po zhvillon veprime për të identifikuar persona që synojnë të miturit në internet. Institucioni është shprehur se nuk do të lejojë që kjo dukuri të kthehet në fenomen.