Vetëm 19 gola e ndajnë Cristiano Ronaldon nga shifra historike

Vetëm 19 gola e ndajnë Cristiano Ronaldon nga shifra historike

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 981-të në karrierë, në fitoren 3-1 të Al Nassr ndaj Neftchi Fargonas. Portugezin e ndajnë edhe 19 realizime nga objektivi i 1.000 golave.

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 981-të në karrierë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit prej 1.000 realizimesh. Sulmuesi i Al Nassr realizoi në fitoren 3-1 të skuadrës saudite ndaj Neftchi Fargonas së Uzbekistanit, në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo shënoi për 2-0 në minutën e 42-të, duke ndihmuar Al Nassr të krijonte epërsi të rëndësishme para pushimit. Portugezi 41-vjeçar qëndroi në fushë deri në fund të takimit.

Me këtë realizim, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka mbetur 19 gola larg shifrës prej 1.000 golash në karrierë. Ronaldo vazhdon kështu ndjekjen e një objektivi që do të shënonte një moment të veçantë në historinë e futbollit.

Ndeshja ishte pjesë e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve të Azisë. Al Nassr e mbylli takimin me fitore 3-1 ndaj ekipit uzbek.