Vizitë në familjen Krasniqi, Altin Krasniqi publikon fotografinë e Presidentes me Gegën

Presidentja Justina Shiroka-Pula vizitoi familjen e Jakup Krasniqit. Altin Krasniqi ndau në rrjetet sociale një fotografi të saj me djalin e tij, Gegën, dhe e falënderoi për vizitën.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Vizita u bë e ditur nga Altin Krasniqi, djali i tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Altin Krasniqi publikoi një fotografi të Presidentes me djalin e tij, Gegën, nipin e Jakup Krasniqit. Krahas imazhit, ai shkroi: “Gega me Presidenten”.
Në një tjetër mesazh, Krasniqi falënderoi Shiroka-Pulën për vizitën dhe bëri të ditur se familja i uroi asaj punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.
“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!”, shkroi ai.
Në reagimin e tij, Altin Krasniqi përmendi gjithashtu nevojën për unitet dhe solidaritet në një periudhë që e cilësoi të vështirë për familjen dhe vendin. Ai iu referua edhe përpjekjeve ligjore për kthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, përfundoi Krasniqi në postimin e tij.