“Zemra ime është ende në stuhi”: Klodi flet për jetën sentimentale

“Zemra ime është ende në stuhi”: Klodi flet për jetën sentimentale

Klodian Mihaj thotë se ende nuk është gati për një lidhje të re pas ndarjes nga Elijona Binakaj. “Akoma në stuhi”, u shpreh ai në emisionin “Trotuar”.

Klodian Mihaj ka bërë të ditur se ende nuk ndihet gati të nisë një lidhje të re, pas ndarjes nga Elijona Binakaj. Ai foli për jetën e tij sentimentale gjatë një paraqitjeje në emisionin “Trotuar”, pjesë e programit “E diell”.

I pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla nëse zemra e tij është në një periudhë qetësie dhe reflektimi apo e hapur për një histori të re, Mihaj u përgjigj se nuk është gati për romancë.

“Për histori të re absolutisht që jo, akoma në stuhi”, tha ai, duke përshkruar gjendjen e tij pas përfundimit të lidhjes me Elijonën.

Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova. Afrimiteti mes tyre u komentua në reality show, ndërsa lidhja u bë publike më vonë.

Deklarata e Mihajt vjen pas ndarjes së çiftit dhe tregon se, të paktën për momentin, ai nuk po mendon të nisë një histori të re dashurie.