Zürichu mirëpret Rame Lahajn: koncerti i tenorit kosovar drejt sold out-it

Zürichu mirëpret Rame Lahajn: koncerti i tenorit kosovar drejt sold out-it

Zürichu është ndalesa e parë e turneut ndërkombëtar të Rame Lahajt. Për koncertin në Kongresshaus Zürich janë shitur 95% e vendeve premium, ndërsa një numër i kufizuar biletash mbetet në dispozicion.

Koncerti i tenorit kosovar Rame Lahaj në Zürich ka ngjallur interesim të madh, me 95 për qind të vendeve premium të shitura para nisjes së mbrëmjes muzikore. Zürichu është ndalesa e parë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”.

Lahaj do të performojë në Kongresshaus Zürich së bashku me ARMA Ensemble. Repertori përfshin muzikë shqiptare, këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Sipas njoftimit të artistit, një numër i kufizuar biletash mbetet ende në dispozicion. Koncerti është planifikuar për më 10 tetor 2026, në orën 20:00, në sallën Kongresssaal të Kongresshaus Zürich.

Përmes turneut, Lahaj synon ta prezantojë muzikën shqiptare përtej kufijve dhe ta ndajë atë me publikun shqiptar në diasporë, si dhe me audiencën ndërkombëtare.

Pas koncertit në Zürich, “PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf, Vjenë dhe Toronto. Biletat janë në dispozicion përmes faqes zyrtare të tenorit, ramelahaj.com.